Kremlini hedh poshtë spekulimet: Nuk do t’i shpallim luftë Ukrainës më 9 maj

schedule13:59 - 4 Maj, 2022

schedule 13:59 - 4 Maj, 2022

Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon t’i shpallë luftë  Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht në ditën e përkujtimit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, sipas BBC.

Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj.  Më shumë se 20 milionë persona humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe tha se nuk ekziston asnjë shanc për këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Pushtimi i Ukrainës është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!