Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohet pasuria e familjes së ish-deputetit Arben Ndoka

schedule19:29 - 11 Prill, 2019

schedule 19:29 - 11 Prill, 2019

Sekuestrohen rreth 40 milionë euro pasuri të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasuritë e familjarëve dhe të afërmve të ish-deputetit. Bëhet fjalë për 300 mijë metra katror tokë dhe disa apartamente. Arben Ndoka u arrestua Tetorin e vitit të kaluar ne kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të sekuestroje pasuritë e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i arrestuar një vit më parë në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”. Kërkesa për sekuestrim është bërë nga dy prokurorë të çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Pasuritë e sekuestruara janë në emër të ish-deputetit Arben Ndoka dhe familjarëve e të afërmve të tij.

Sipas organit të akuzës bëhet fjalë për sipërfaqe toke rreth 300 mijë metra katrorë tokë në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 40 milionë eurove.

Arben Ndoka ra në rrjetën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas disa përgjimeve telefonike, nga të cilat rezultoi i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash toke në zonën e Kunes dhe Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Skema u zbardh gjatë procesit hetimor ndaj vëllait të ish-deputetit të PS-së, Gjevi Ndoka, i dyshuar si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit të dokumenteve. Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve, për shpërdorim të tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!