“Për momentin nuk do të shkoj në Kiev. Unë dërgova kardinalin Michael Czerny dhe kardinalin Konrad Krajewski, të cilët shkuan atje për herë të katërt. Por ndjej se nuk duhet të shkoj. Së pari duhet të shkoj në Moskë, së pari duhet të takoj Putinin. Por edhe unë jam prift, çfarë të bëj? Unë bëj atë që mundem.”
Kjo ishte deklarata e Papa Françeskut ditën e sotme teksa bënte një vlerësim të përpjekjeve të Vatikanit për të ndalur konfliktin në Ukrainë.
Papa, në një intervistë për Corriere della Sera, vazhdoi: “Ditën e parë të luftës e thirra presidentin ukrainas Zelensky në telefon, por Putin nuk e telefonova. E kam dëgjuar për herë të fundit në dhjetor për ditëlindjen time dhe pak ditë më parë bëra një gjest që të shihej në të gjithë botën, takova Ambasadorin rus në Itali e i thashë: Të lutem ndaluni!”
“Pastaj, vazhdoi ai, i kërkova kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë.”
“Natyrisht, ishte e nevojshme që lideri i Kremlinit të jepte shenja. Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje dhe ne vazhdojmë të këmbëngulim, por kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk do ta bëjë këtë takim tani. Por si nuk mund të ndalosh kaq shumë brutalitet? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”, tha Papa.
Papa Françesku nuk e di se çfarë e shkaktoi përshkallëzimin ushtarak në Ukrainë, por ndërhyrja e NATO-s e lehtësoi sipas tij.
“NATO nuk provokoi konfliktin, por e ka lehtësuar “, thotë Papa Françesku.
Në fund të bisedës Papa duket pesimist për paqen.
“Për paqen nuk ka vullnet të mjaftueshëm” thotë ai.
“Lufta është e tmerrshme dhe ne duhet ta ndalojmë atë.”/abcnews.al/