Mediat ndërkombëtare: Putin do të operohet për kancerin

schedule14:33 - 3 Maj, 2022

schedule 14:33 - 3 Maj, 2022

Vladimir Putin mund të detyrohet të heqë dorë nga kontrolli i luftës për disa ditë, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të kancerit.

Diktatori rus thuhet se do të emërojë kreun e Këshillit të Sigurimit dhe ish-shefin e FSB-së, Nikolai Patrushev, për të marrë kontrollin e pushtimit, shkruan Daily Mail, duke cituar media ruse.

Shadowy Patrushev, 70 vjeç, shihet si arkitekti kryesor i strategjisë së luftës deri më tani dhe njeriu që e bindi Putinin se Kievi është i mbushur me neo-nazistë.

Ndërsa lufta e Putinit në Ukrainë vazhdon, mjekët e tij e kanë bërë të qartë se ai do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të hequr një tumor në bark.

Shëndeti i shefit të Kremlinit ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, në një kohë kur po qarkullojnë zëra se ai vuan nga sëmundje të ndryshme: kancer, demencë e deri edhe Parkinson.

Megjithatë, informacionet e reja që bëjnë publicitet tregojnë se 69-vjeçari Putin së shpejti mund të jetë në sallën e operacionit dhe kompetencën do t’ia transferojë Nikolai Patrushev.

Se kur Putin do të shkojë në spital nuk është e qarta, por ka gjasa që nuk do të ndodhë deri në 9 maj, ditën kur rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!