“Shkolla e Mamit” u organizua për herë të parë në Laboratorin Qendror, pjesë e rrjetit laboratorik ALNET.
“Shkolla e Mamit” janë takime të hapura, ku mjeket Dr. Ada Simeoni, neonat-pediatër dhe Dr. Albana Daka, Drejtuese e Rrjetit Laboratorik ALNET, mjeke laboratori dhe nutricioniste iu përgjigjen pyetjeve të mamave mbi rritjen e fëmijës, ushqyerjen, planin e vaksinimit dhe shumë pyetje të tjera që pjesëmarrëset kishin mbi procesin më të rëndësishëm të jetës, atë të rritjes së fëmijës.
Dr. Ada Simeoni, neonat pediatër shpjegon qëllimin e kësaj iniciative: “Shkolla e Mamit, ka si qëllim të ndihmojë nënat e reja, përgjatë shtatzënisë dhe gjatë muajve dhe viteve të para, për të patur kujdesin më të mirë të mundshëm për veten dhe foshnjen e tyre. Projekti do të zhvillohet 1 herë në muaj dhe seancat do të jenë të ndara sipas grupmoshave dhe problematikave të fëmijëve, 0-6 muaj, 6-12 muaj dhe 1-3 vjeç.
Pjesëmarrja është PA PAGESË, por një rezervim paraprak është i nevojshëm. Shkolla e Mamit zhvillohen në Laboratorin Qendror, i cili ofron të gjithë gamën e shërbimeve laboratorike dhe paketa check-up me çmime të favorshme për të gjitha grupmoshat.
Për më shumë informacion kontaktoni në 04 222 5640
ALNET – Garancia e një emri të madh!
View this post on Instagram