Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se nga takimi në Berlin nuk ka ndonjë parashikim për marrëveshje të mundshme me Serbinë. Ai foli edhe për idenë e tij për një takim me kryeministrat e rajonit.
Samiti i Berlinit do të shfrytëzohet që të kërkohet liberalizimi i vizave ka thënë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai thotë se në Berlin nuk do të kenë bilateral me president serb Vuçiç por është një takim i përbashkët i kryeministrave dhe presidentëve të Ballkanit Perëndimor.
Edhe presidenti Hashim Thaçi e ka komentuar mbrëmë takimin e Berlinit i cili ka thënë se nuk prêt dicka konkretë në raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Një ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se do të takohet në Berlin me Thaçin e Haradinajn ndërsa takimi është ndërmjetësuar dhe kërkuar nga Franca dhe Gjermania./abcnews.al