Sa të sigurt jemi? Gabimet më të zakonshme që bëjmë kur vendosim fjalëkalime

schedule18:57 - 2 Maj, 2022

schedule 18:57 - 2 Maj, 2022

Fjalëkalimet që përdorim çdo ditë për të hyrë në rrjete sociale apo platforma të tjera mund të jenë një makth. Ekspertët paralajmërojnë se kodet duhet të jenë të ndryshme, në mënyrë që të mos bien në grackën e hakerëve. Ekspertët thonë se shumica bëjnë të njëjtin gabim kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave.

Kjo i vendos ata në një pozitë të pakëndshme dhe i ekspozon ndaj rreziqeve të mundshme.Një gabim tjetër është përdorimi i fjalëkalimeve që janë të lehta për t’u mbajtur mend, të tilla si ditëlindjet, emrat e fëmijëve ose çfarëdo emër tjetër. Ky është informacion që zakonisht disponohet në llogaritë sociale.

Një detaj shqetësues është dhe popullariteti i fjalëkalimeve “12345”, “11111” ose “qwerty” apo fjalëkalime të ngjashme, të cilat rrisin mundësinë për t’u sulmuar nga hakerët, shkruan abcnews.al.

Ndryshoni fjalëkalimin

Edhe nëse përdorni të dhëna aksesi “të padepërtueshme”, duhet t’i ndryshoni ato herë pas here, transmeton Express. Hulumtimet tregojnë se 26% e njerëzve nuk i ndryshojnë kurrë fjalëkalimet e tyre dhe kështu bëhen të pambrojtur në rrjetin global.

Pra, përdorni fjalëkalime të ndryshme për çdo llogari dhe përdorni mjetet (Password manager), të cilat janë një zgjidhje gjithëpërfshirëse e privatësisë. /abcnews.al