U përplas me “Benzin” e përfunduan në Lanë, procedohet penalisht shoferi i autobusit të Unazës

schedule14:10 - 2 Maj, 2022

schedule 14:10 - 2 Maj, 2022

Shoferi i linjës së Unazës që u përfshi në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë është proceduar penalisht. Njoftohet se Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, është proceduar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

NJOFTIMI

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.”

Kujtojmë se ndërsa drejtonte autobusin e linjës së Unazës, 62-vjeçari Kyçyku është përplasur me një automjet tip “Benz” në të cilin ndodheshin dy persona dhe të dy mjetet kanë përfunduar në Lanë.

Lexo edhe: Dje u shmang tragjedia, autobusi i “Go Green” ende në mes të Lanës

Për fat të mirë, si pasojë e aksidentit pati vetëm disa të lënduar lehtë. Në momentin që ndodhi përplasja, në autobus kishte një numër të konsiderueshëm pasagjerësh, ndërsa aksidenti ndodhi  pranë kinema “Agimit”. /abcnews.al/