E ardhmja e Robert Lewandowskit mbetet akoma e pa qartë, teksa me shumë gjasa sulmuesi polak do të largohet nga Bayern Munich në fund të sesonit.
Barcelona e Xavi Hernandez është një nga skuadrat që kërkon me ngulm shërbimet e Lewandowskit, por klubi katalanas nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje, teksa edhe vetë sulmuesi është treguar i kujdesshëm për këtë temë.
Por për të folur për ketë çështje, në mediat spanjolle raportohet se Joan Laporta ka komunikuar me sulmuesin, por drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany donte të zbulonte të vërtetën për ecurinë e katalanasve në lidhje me afrimin e polakut.
“Ai nuk ka pasur një takim me agjentin e Lewandowskit. As mua nuk më pëlqen të flas për negociata, është një gjë private. Ne nuk na pëlqen të flasim për lojtarë që janë nën kontratë me klube të tjera”, tha drejtori sportiv i Barcelonës për “Movistar+”.
E ardhmja e Robert Lewandowski mbetet mjaft e pasigurt, ndërsa do duhet të pritet merkato e verës për të konfirmuar se ku do jetë sezonin e ardhshëm polaku. /f.a/abcnews.al