Një britanike ka lyer shtëpinë e saj me ngjyrat e flamurit ukrainas për të mirëpritur mikun e saj ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.
Rend Platings siguroi një vizë për Kristina Korniiuk, 34 vjeç, nga Kievi, nën skemën e sponsorizimit të Ukrainës.
Ato janë mike prej tre vitesh dhe u ribashkuan në shtëpinë e zonjës Platings në Kembrixh të dielën.
Platings, e cila tha se ishte me të vërtetë e lehtësuar që shoqja e saj kishte mbërritur e lyeu shtëpinë e saj blu dhe të verdhë për të dhënë një mesazh në lidhje me pushtimin rus.
Platings i tha Press Association se ribashkimi me shoqen e saj, pas një udhëtimi që zgjati më shumë se 24 orë, ishte i mahnitshëm dhe ardhja në Britani ishte gjëja e duhur. /abcnews.al