Tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv të dielën.
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Oleg Sinegubov, tha se armiqësitë më aktive në rajonin e Kharkiv vazhdojnë të zhvillohen në zonën e Izium, ku rusët po përpiqen të avancojnë, por kanë pësuar humbje dhe kanë dështuar.
“Okupatorët gjithashtu vazhduan të gjuanin mbi pozicionet e Forcave të Armatosura në zonat e vendbanimeve Uda dhe Prudyanka, dhe gjithashtu pësuan humbje të mëdha në zonën e fshatit Stary Saltiv”, tha Sinegubov.
Forcat ruse janë përpjekur të shtyjnë në jug dhe në perëndim nga zona e Izium, një pjesë e madhe e së cilës ata pushtuan një muaj më parë. Ka pasur edhe luftime në lindje të Kharkiv, pasi njësitë ukrainase përpiqen të ndërpresin linjat ruse të furnizimit nga kufiri.
/Abcnews.al/