Giorgio Chiellini në përfundim të sezonit pritet të largohet nga Juventusi dhe me gjasa do të vazhdojë të luajë në MLS.
Në kampin bardhezi po mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe kanë “piketuar” te londinezët e Arsenal, brazilianin Gabriel Magalhaes, i blerë te Lille për 26 milionë euro.
Ai po paraqitet mirë në Premier League me “Topçinjtë”. Sivjet është aktivizuar në 33 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar edhe tre gola.
Juventusi ndërkohë po kërkon të përdorë edhe ndonjë lojtar për ta përfshirë në marrëveshje. Një prej tyre është Arthur, i cili pëlqehet nga Arsenal. / abcnews.al