Pandemia e Covid mund ti ketë hapur rrugë transformimit të shumë viruseve që përgjatë dy viteve qëndruan të fjetur e tashmë po shfaqen në një formë të panjohur më herët.
Specialisti i Shëndetit Publik në Londër Laidon Shapo del në këtë përfundim ndërsa flet për hepatitin akut që ka prekur fëmijët në shumë shtete të botës.
Britania e Madhe po përballet me numrin më të lartë të rasteve.
Sipas mjekut shqiptar atje 5 deri në 10 fish më shumë se sa pritej. Të prekurit janë kryesisht fëmijë nën dhjetë vjeç, një pjesë e të cilëve kanë shfaqur nevojë për transplant të mëlçisë.
Ata i bashkojnë disa elementë, por shkaku i infektimet mbetet ende hipotezë.
Spërklat dhe sipërfaqet e ndotur mund të përhapin infeksionin ndërkohë që prindërit duhet të tregojnë kujdes maksimal me higjienën e fëmijëve.
Në Shqipëri autoritetet shëndetësore deri tani nuk kanë dyshime për prani të Hepatitit akut ndërsa thonë se kanë rritur vigjilencën dhe po mbajnë nën kontroll situatën./abcnews.al/