Futbolli në zi, Mino Raiola ndërron jetë, e konfirmojnë familjarët

schedule16:21 - 30 Prill, 2022

schedule 16:21 - 30 Prill, 2022

Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur dhe më të mirë në botë dhe mbreti i merkatos, ka ndërruar jetë në Monte Carlo.

I sëmurë prej disa muajsh, ai nuk ia doli dot të fitonte betejën më të rëndësishëm në jetën e tij, duke ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja Raiola,  nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon se Mino  nuk ia doli dot pas sëmudjes që i mori jetën.

“Me pikëllim të pafund, ndajmë me ju lajmin për ndarjen nga jeta e agjentit më të mrekullueshëm të futbollit të të gjitha kohërave. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët tanë. Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.

Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të na mungojë përgjithmonë.

Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi. Familja Raiola”,  thuhet në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mino Raiola (@minoraiola)

Raiola ishte agjent i shumë yjeve të futbollit si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland, Pavel Nedved dhe shumë të tjerë.

 

/f.a/abcnews.al