Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Mbështetja e madhe për refugjatët ukrainas në Poloni sugjeron se të dy kombet kanë kapërcyer urrejtjen e ndërsjellë për dekada që e kishin lejuar Rusinë të përçante dhe të sundonte rajonin.
Lufta e Dytë Botërore solli dhunë të gjerë etnike në kufijtë ukrainas-polake. Shkëputja e Polonisë në 1939 dhe sulmi gjerman ndaj BRSS në 1941 hapën rrugën drejt asgjësimit të popullsisë hebreje dhe urisë masive të popullsisë sllave të Ukrainës.
Shkëputja e Polonisë , e cila kishte ndjekur politika agresive asimiluese ndaj pakicës së tij ukrainase në vitet 1930, shkaktoi gjithashtu fushata masive të spastrimit etnik. Militantët ukrainas të ekstremit të djathtë masakruan dhjetëra mijëra polakë; Partizanët polakë vranë disa mijëra ukrainas si kundërpërgjigje. Pas vitit 1945, për të shtypur rezistencën, udhëheqësit stalinistë deportuan polakët nga Ukraina perëndimore dhe larguan ukrainasit nga Polonia lindore.
Hitleri dhe Stalini shkatërruan tokat kufitare multietnike në emër të kontrollit dhe rendit.
Udhëheqësit e pasluftës të Europës Lindore komuniste mbështetën ndarjet midis Ukrainës dhe Polonisë. Ashtu siç Putini këmbënguli se Ukraina duhet të mbetet në sferën ruse të ndikimit, pasardhësit e Stalinit në Kremlin ishin të shqetësuar se afërsia e Ukrainës me kufirin sovjetik mund ta largonte atë më shumë nga Moska.
Ata madje sugjeruan se Rusia kishte mbrojtur gjithmonë Ukrainën kundër Polonisë. Ata gjithashtu u mbështetën në stereotipet e vrazhda ksenofobike për të izoluar ukrainasit nga ndikimet e huaja, që sipas tyre ishin të dëmshme.
Ndërsa aktivistët e lëvizjes opozitare polake “Solidariteti” kontrabandonin broshura në Ukrainën perëndimore në vitet 1980, vendasit merrnin pjesë në takime të orkestruara me kujdes ku flisnin për ‘polakët idiotë’, një ‘racë huliganësh’.
Turistët polakë i shtuan edhe më shumë benzinë zjarrit teksa u kujtuan banorëve vendas se Lviv (ose Lwów) kishte qenë një qytet polak. Ukrainasit u hasën me armiqësi ose indiferencë në anën polake të kufirit. Shtëpitë botuese ukrainase sovjetike botuan më shumë përkthime nga polonishtja sesa nga çdo gjuhë tjetër jashtë Bashkimit Sovjetik por asnjë përkthim nga ukrainishtja në polonisht nuk u botua në dy vitet e para, raporton abcnews.al.
Varshava hezitoi të bashkëpunonte në aspektin kulturor me Kievin. Në vitin 1960, ndërsa shtypi sovjetik nisi një fushatë kundër nacionalizmit ‘anti-sovjetik’, ambasadori polak në Moskë paralajmëroi kundër marrëdhënieve midis Polonisë dhe Ukrainës Sovjetike pa miratimin e Kremlinit.
Moska vazhdon të mbështetet në politikën e saj ekspansioniste. Sipas ish-ministrit të jashtëm polak, Radosław Sikorski, Putin u përpoq të bindte liderët polakë se Ukraina ishte një shtet ‘i rremë’ që në vitin 2008, duke hedhur idenë se Varshava mund të rimarrë atë që dikur ishte Polonia lindore dhe tani është Ukraina perëndimore.
Mediat ruse sot ende kanë frikë nga Polonia për të justifikuar luftën në Ukrainë. Në mars 2022, Pravda.ru e krahasoi Poloninë me një hienë, gati për të festuar me kufomën e Ukrainës. Por ngjarjet e fundit na tregojnë se ukrainasit dhe polakët i kanë rezistuar përpjekjeve ruse për të ringjallur armiqësitë e vjetra.
Bashkëpunimi ndërkufitar midis Bashkimit Sovjetik dhe Polonisë rifilluan pas vdekjes së Stalinit. Polonia mbeti një shtet satelit sovjetik, por udhëheqësit e saj lehtësuan censurën dhe ndoqën rrugën drejt socializmit.
Për historianët dhe shkrimtarët ukrainas, Polonia ofroi disa mundësi për të trajtuar tema që mbetën tabu në Bashkimin Sovjetik. Revista Przyjaźń (Miqësia), e botuar në Poloni, por e disponueshme në Ukrainë përmbante artikuj rreth shtypjeve staliniste të inteligjencës ukrainase, raporton abcnews.al.
Shtëpitë botuese polake bashkëpunuan me intelektualë ukrainas që u përballën me shtypje në vend. Poetja Lina Kostenko vazhdoi të botonte veprat e saj në Poloni gjatë epokës më represive të Brezhnevit.
Të njëjtat rajone që po shohin një fluks refugjatësh sot ishin vendi i disa prej përpjekjeve më të suksesshme për të ndërtuar ura midis fqinjëve europianë. Në pjesët provinciale të Ukrainës perëndimore dhe Polonisë lindore, menaxherët dhe mësuesit bashkëpunuan për të përmirësuar ekonominë dhe arsimin vendas.
Të ashtuquajturat ‘shkëmbime kufitare’, gjatë të cilave polakët dhe ukrainasit zhvillonin shfaqje dhe koncerte në qytetet e njëri-tjetrit, ndihmuan në ringjalljen e jetës kulturore të provincave të neglizhuara të perandorisë sovjetike.
Njerëzit që udhëtonin nga Polonia në Ukrainë kontrabandonin botime të paligjshme që trajtonin tema të tilla si Rusifikimi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Disidentët polakë të epokës komuniste njohën sovranitetin e Ukrainës në territoret e dikurshme të sunduara nga polakët, mbështetën nocionin e pavarësisë së Ukrainës dhe theksuan se kufiri i ardhshëm polako-ukrainas duhet të jetë i lehtë për t’u kaluar.
Politika e jashtme polake, e bazuar në idetë e zhvilluara nga disidentët e shekullit të 20-të, ka mbetur e palëkundur për sa i përket çdo pretendimi mbi territorin ukrainas. Ideja europiane i ka bashkuar edhe më shumë ukrainasit dhe polakët. Shoqëria demokratike u zhvillua në Ukrainë në shekullin e 21-të, bazuar në një pikëpamje të idealizuar të demokracisë dhe prosperitetit europian, por edhe në kujtimet e abuzimeve reale të pushtetit në ish- Bashkimin Sovjetik.
Që nga viti 2014 Ukraina ka krijuar lidhje të ngushta sociale, kulturore, ekonomike dhe politike me fqinjët e saj të Bashkimit Europian. Para shkurtit të vitit 2022, mbi një milion qytetarë ukrainas jetonin dhe punonin në Poloni. Mbërrtija e refugjatëve ka mobilizuar tashmë shoqërinë civile polake në një shkallë të paprecedentë.
Putini po rikthen një sistem politik të bazuar në ndarjet etnike, por pushtimi i tij vetëm sa e ka bërë më të vështirë të imagjinohet e ardhmja e komunitetit europian pa Ukrainën.
/abcnews.al