Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, ku një nuse është martuar me një nga të ftuarit pasi dhëndri u vonua në dasmë. Ceremonia do të mbahej në orën 16:00 por dhëndri mbërriti me vonesë. Babai i nuses refuzoi t’ia jepte të bijën dhe e martoi me një nga të afërmit që ndodhej në dasmë.
“Dhëndri dhe shokët e tij ishin të dehur dhe erdhën në orën 20.00 në vend të 16.00 dhe filluan të ziheshin. Ne e martuan vajzën tonë me një nga të afërmit tanë”, tha nëna e nuses. Ngjarja ka ndodhur në rrethin Buldhana të Maharashtra, Indi, në fshatin e quajtur Malkapur Pangra./abcnews.al