U demaskua nga “Piranjat”, cilat janë provat që do shfrytëzohen si dëshmi për 75-vjeçarin nga Prizreni?

schedule22:18 - 29 Prill, 2022

schedule 22:18 - 29 Prill, 2022

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgim për 75 vjeçarin Fazli Kikaj nga Prizreni që u demaskua pak ditë më parë nga emisioni “Piranjat” në ABC si pedofil.

Kompjuteri, telefoni e rrjetet sociale, të cilat i kishte shfrytëzuar më parë, mund të kthehen në dëshmi kundër tij.

Këto janë provat materiale të cilat do të ekzaminohen nga hetuesia, për të hetuar 75 vjeçarin nga Prizreni.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeçare”.

Lexo edhe: KAMERA E FSHEHTË/ “Hajd se do mësohesh”, Piranjat demaskojnë mësues Fazliun, pedofilin nga Prizreni: Bisedat tronditëse në Facebook

Deri atëherë, F.K do të qëndrojë në paraburgim.

Për këtë kërkesë, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë arsye se i njëjti veç të tjerash, mund të përsëris veprën penale.

Kështu thuhet në arsyetimin për kërkesën për paraburgim, dokument të cilin e ka siguruar televizioni T7.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Piranjat” demaskuan mësuesin pedofil, Prokuroria e Prizrenit nis hetimet: Fazliu kërkoi marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren

Ndërkohë i dyshuari pritet të merret në pyetje, e veç kësaj të kryhen ekzaminimet e nevojshme.

E në rrjete sociale do të hetohet nëse ka pasur viktima të tjera.

Lexo edhe: U akuzua për pedofili, reagon 76-vjeçari nga Prizreni

Mbi këto dyshime, ish-mësimdhënësit iu caktua gjatë së premtes masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Kështu ka vendosur gjykatësi i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka vlerësuar si të bazuara arsyetimet e prokurorit të rastit. /Express