Duro: Seferi bën diferencën mes dy ekipeve. Primare ishte të mos festohej titulli në stadiumin tonë

schedule19:06 - 29 Prill, 2022

schedule 19:06 - 29 Prill, 2022

Laçi mposhti minimalisht skuadrën e Tiranës në Kurbin, duke detyruar bardheblutë të shtyjnë festën e titullit. Golin e vetën të këtij dueli e shënoi Guindo në mimutën e 13-të.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Duro theksoi se skuadar e tij kërkoi fitoren dhe atë mori, pasi nuk mendoi për titullin e kundërshtarëve.

“E kam thënë edhe më parë, po të vazhdonte ajo skuadër, me atë ritëm që kishim në Europë, do të ishim pretendentët kryesorë për titullin. Laçi dhe Tirana nuk kanë diferenca, përveç një lojtari: Taulant Seferit.

Vertikalizimet? Do ishte pozitive ta mbyllnim më shpejt ndeshjen, por luanim ndaj një skuadre që po shpallet kampion me meritë. Na duhej fitorja për Europën, e rëndësishme është që fituam.

Këtë skuadër e njoh jashtëzakonisht mirë. Kanë ardhur edhe lojtarë si Adeleke, lojtar shumë i rrezikshëm, është edhe Ujka një superlojtar. Nëse nuk prishet, kjo skuadër do bëjë mirë në Europë dhe sezonin e ardhshëm.

Sot ishte primare, Tirana nuk duhej të festonte sot titullin ndaj një rivali si Laçi. Dua të falënderoj edhe tifozët, është ndeshja e parë që shoh një ambient me optimizëm të tillë.

Taktika? Tirana luan me një mesfushor defensive si Toli, i cili rri gjithmonë mbrapa, mendova qe Guindo të luante afër Adelekes. Adeleke është shumë i rrezikshëm në qendër se në krah, kjo është arsyeja pse luajta me dy sulmues.

Unë jam mirë kur kam kundërshtar Tiranën gjithë jetën. I dini statistikat e mia ndaj Tiranës”, deklaroi trajneri i Laçit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!