Në 4 maj do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Konferenca e Kryetarëve mblidhet pas kërkesës së kryetarit të Grupit të PS, Taulant Balla dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kjo mbledhje do të bazohet në dy pika të rendit të ditës: Përcaktimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës; Përcaktimin e datës së raundit të parë të votimit.
Taulant Balla do të ulet me Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën për negociatat për emrin e ri të Presidentit. Balla ka deklaruar se është parashikuar që Shqipëria do të ketë Presidentin e ri të vendit brenda datës 24 maj. /abcnews.al