Shkoi për pushime në Kretë, por për fat të keq turisti nga Franca nuk arriti t’i shijojë bukuritë e ishullit grek.
Sipas informacioneve të medieve lokale , viktima 62-vjeç është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja në dhomën e një hoteli në Heraklio.
Viktima nuk ka pasur probleme serioze shëndetësore, ndaj priten rezultatet e autopsisë për të hedhur dritë mbi shkakun e vdekjes së papritur.
Protothema.gr shkruan se për ngjarjen janë bënë në dijeni autoritetet kompetente konsullore ./abcnews.al/


