Ndodh në Greqi, djali i vjedh prindërve bizhuteri me vlerë mbi 120 mijë euro, çfarë tha në polici

schedule12:18 - 29 Prill, 2022

schedule 12:18 - 29 Prill, 2022

Një i ri ka grabitur bizhuteri me vlerë mbi 120 mijë euro nga shtëpitë e prindërve të tij në Greqi, pasi sipas tij kishte rënë viktimë e shantazheve nga disa persona.

Sipas dëshmisë së tij, shantazhuesit posedonin fotot e tij, dhe e kërcënonin se nëse nuk u jepte shumën marramendëse që kërkonin, ata do t’i postonin foto në internet.

I riu ra në prangat policisë të mërkurën e kaluar. Mes lotësh ai pranoi krimin dhe tha se nuk kishte rrugë tjetër përveç se të grabiste prindërit e tij, për të shpëtuar nga shantazhuesit.

Pas rrëfimit të të riut, policia organizoi një operacion, gjatë të cilit ka mundur të vërë në pranga një shantazhuesit./abcnews.al/