Thellohet kriza ushqimore, ushtarët rusë vjedhin rezervat e grurit në Ukrainë

schedule10:13 - 29 Prill, 2022

schedule 10:13 - 29 Prill, 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka prentenduar se forcat ruse po vjedhin rezervat e grurit, sipas CNN.

“Pushtuesit rusë po grabisin fshatarët”, tha Shtabi i Përgjithshëm. “Mbi 60 tonë grurë së bashku me kamionët e ngarkesave u vodhën nga kooperativa bujqësore në qytetin Kamianka-Dniprovska.

Ivan Fedorov, kryebashkiak i qytetit jugor të Melitopolit, i cili është mbajtur nga trupat ruse për javë të tëra, foli gjithashtu për heqjen e rezervave të grurit.

“Dje publikuam një video të një kolone prej mbi 50 makinash që po nxirrnin drithë nga territoret tona të pushtuar.  Dhe sot nuk e dimë se ku e dërguan”, përfundoi zyrtari.

Zona përreth Melitopol prodhon kultura të konsiderueshme të drithërave. Ukraina njihet si “shporta e bukës së Europës” dhe është një burim kryesor i grurit dhe misrit, veçanërisht për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet.

Ndërprerja e mundshme me shumicë e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një katastrofë, duke shkaktuar mungesa të mëdha dhe duke rritur çmimet për mallrat e rëndësishme bujqësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!