Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ERE: Gjatë 2021 prodhimi i energjisë më i lartë se mesatarja e 10 viteve

schedule19:45 - 28 Prill, 2022

schedule 19:45 - 28 Prill, 2022

Shqipëria ka pasur prodhimin më të lartë të  energjisë elektrike në 10 vitet e fundit gjatë vitit 2021.Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë elektrike tregojnë se në 2021 prodhimi vendas i energjisë elektrike është 8,962,699 Mwh ku peshën kryesore e mban KESH me rreth 60% të totalit.

Nga analiza e historikut të prodhimit të energjisë elektrike të regjistruar në vend, rezulton se viti i kaluar është mbi mesataren e për periudhën 2009 – 2021. Sipas ERE mesatarja e prodhimit të energjisë elektrike për këtë periudhë ka rezultuar mbi 6 mln MwH. Në këtë mënyrë energjia e prodhuar është 47.5% më e lartë se mesatarja e prodhimit në një dekadë.

Viti 2021 konsiderohet si një vit i mirë hidrologjik, por si ka qenë konsumi gjatë këtij viti?

Bizneset dhe qytetarët kanë konsumuar sipas ERE  8,414,836 Mwh  por kjo sasi mbetet  më e vogël se prodhimi  total i energjisë  në vend.

Niveli i prurjeve të ujit përgjatë vitit 2021 është i përafërt me mesataren historike në pjesën më të madhe të vitit . Prurjet maksimale të ujit në Liqenin e Fierzës janë regjistruar në muajin janar 2021 me 685 m3 /s ndërsa ato minimale janë regjistruar në muajin gusht 2021 me 48 m3 /s.

Aktualisht qeveria ka shpallur emergjencë energjitike ndërsa opozita e kritikon për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit. Për shkak të luftës Rusi –Ukrainë çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivele rekord në bursa duke i rënduar buxhetit të shtetit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!