Drejtori i SKK-së: Brezave të rinj nuk u themi që Partia e Punës ishte e paligjshme

schedule14:35 - 28 Prill, 2022

schedule 14:35 - 28 Prill, 2022

Drejtori i SKK-se Çelo Hoxha në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se ne brezave të rinj pi u përcjellim një histori sipërfaqësore pa u marrë me thelbin e çështjeve.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se ato nuk theksojnë brezave që Partia e Punës ishte e paligjshme pasi nuk ishte subjekt juridik dhe ishte e paregjistruar.

Ndër të tjera Hoxha është shprehur se në këto tekste nuk thuhet se regjimi komunist ishte nje regjim ushtarak ne vitet e para, si dhe nuk trajtohet si duhet koncepti i tij mbi pronën, mbi reformat e kryera etj.

“Për mendimin tim dhe studiuesve duhet që ndryshimi të jetë rrënjësor, pasi ne brezave të rinj u përcjelli një politikë sipërfaqësore pa u marrë me thelbin e çështjeve. Marrja e pushtetit nga komunistët, reformat sa ligjore ishin ato, duke u dhënë historinë korrekte brezave u japim atyre ehe kulturën e shtetit. Ne themi se Partia e Punës ishte në pushtet por ajo nuk ishte parti elektorale nuk ishte as parti politike se nuk ka qenë e regjistruar siç duhet, Ne duhet të jemi korrekt në mënyrë që brezat e rinj të mësojnë kulturën thelbësore”, ka thënë ai. /abcnews.al