Një autobus turistik me 30 pasagjerë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Bralo në afërsi të Lamias më Greqi.
Sipas lamiareport.gr në autobus ndodheshin 30 nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.
Për fat të mirë shoferi i autobusit ka kuptuar se diçka nuk po shkonte mirë me autobusin, e për pasojë fëmijët kanë zbritur të gjithë përpara se flakët e mëdha të përfshinin mjetin./.ABCNEWS.AL/