Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këtë të enjte ka zhvilluar një takim me kompaninë “Stelantis” ku njoftoi se “Fiat” do të prodhohet një makinë elektrike e tipit “Fiat Panda”, në qytetin e katërt më të madh në Serbi, në Kragujevci.
Vuçiç në fjalën e tij e ka konsideruar një epokë të re investimesh në Serbi një hap të tillë.
“Sot po fillojmë një epokë të re në investimet në vendin tonë dhe në sjelljen tonë në të ardhmen. Ne kemi nënshkruar marrëveshje për financimin e një veture elektrike që do të prodhohet në Kragujevc”, ka thënë Vuçiç.
Pas takimit u nënshkrua marrëveshja për ndarjen e fondeve stimuluese. Përfaqësuesit e kompanisë Stelantis dhe Qeverisë së Serbisë nënshkruan sot në Presidencën e Serbisë një marrëveshje për financimin e prodhimit të makinave elektrike në fabrikën në Kragujevc.
Siç ka shpjeguar Vuçiç, investimi i ri në fabrikën e makinave në Kragujevc do të jetë 190 milionë euro, prej të cilave 48 milionë euro do të ndahen nga buxheti i Republikës.
Ai tha se përgatitja për prodhimin e modelit të ri të veturës do të zgjasë deri në fund të vitit 2023 dhe se prodhimi në Kragujevc do të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2024.
Sipas Vuçiçit, modeli i ri i makinës elektrike do të jetë i destinuar për klasën e mesme./abcnews.al
Данас је важан дан за нашу земљу, почињемо потпуно нову еру у инвестицијама у Србију – потписали смо са “Стелантисом” договор о финансирању електричног аутомобила који ће се производити у Крагујевцу. pic.twitter.com/1LBpffesVh
— Александар Вучић (@avucic) April 28, 2022