Mijëra kufoma në rrugët e qytetit, Mariupol rrezikohet nga përhapja e epidemive

schedule13:42 - 28 Prill, 2022

schedule 13:42 - 28 Prill, 2022

Autoritetet lokale në qytetin ukrainas të Mariupol kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së epidemive duke pasur parasysh kushtet e tmerrshme sanitare në pjesën më të madhe të qytetit dhe faktit se ndoshta mijëra trupa janë ende të shpërndarë në rrugët e qytetit, shkruan CNN.

Rreth 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në qytet, pavarësisht luftimeve të ashpra për javë të tëra dhe mungesës së furnizimit me ujë. Të enjten, këshilli i qytetit tha se ekzistonte rreziku i kolerës, dizenterisë dhe Escherichia coli – një infeksion bakterial që mund të shkaktojë dhimbje të forta stomaku, diarre dhe probleme të veshkave.

Këshilli i qytetit tha se kushtet e jetesës që do të përkeqësoheshin me rritjen e temperaturave.

“Tashmë temperaturat kanë arritur në 20 gradë. Në qytet mund të shpërthejnë epidemi vdekjeprurëse për shkak të mungesës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, dekompozimit të mijëra kufomave nën rrënoja dhe mungesës katastrofike me ujë të pijshëm dhe ushqimit”.

“Pushtuesit nuk mund t’i sigurojnë popullit ushqim, ujë dhe ilaçe. Ata kanë bllokuar të gjitha përpjekjet për evakuim. Dhe pa këtë, njerëzit do të vdesin.

Në fund të fundit, tani në kushtet e rrënuara të jetesës mesjetare të Mariupolit nevojitet evakuim i menjëhershëm dhe i plotë,” tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko.

/abcnews.al