“35 milionë euro i ke, jepi drejtim” prapaskenat e fundit Barça-Lewandowski

schedule09:59 - 28 Prill, 2022

schedule 09:59 - 28 Prill, 2022

Barcelona ka bërë një hap konkret për transferimin e Robert Lewandowski nga Bayern Munich. Sulmuesi polak ka edhe një vite kontratë me gjermanët.

Drejtuesit e klubit të LaLiga kanë kontaktuar menaxherin e futbollistit, Pini Zahavi, dhe sipas Gerard Romero i ka komunikuar atij se janë gati të paguajnë 30-35 milionë euro.

Për Lewandowski është gati një kontratë 2-vjeçare, me opsion për ta zgjatur edhe për një sezon tjetër. Tani te Barcelona presin që Lewandowski të bëjë presion për t’u larguar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!