Konsumimi i disa ushqimeve krijon ngopje dhe redukton ndjenjën e urisë.Megjithatë, ka disa ushqime që kanë efekt krejtësisht të kundërt dhe hapin oreksin.
Më konkretisht, ushqimet që janë të pasura me yndyrë, fibra dhe proteina shkaktojnë ndjenjën e ngopjes, ndërsa nga ana tjetër ushqimet që nuk përmbajnë këto elemente kanë më shumë gjasa të shkaktojnë më shpejt urinë.
Shihni tre ushqime që ju hapin oreksin.
- Të bardhat e vezëve
Edhe pse janë një burim i shkëlqyer i proteinave, ato janë shumë të ulëta në kalori dhe nuk përmbajnë yndyrë. Pas konsumimit të tyre rritet ndjenja e urisë.
- Bukë me shumë kokrra
Kjo bukë është e pasur me fibra por edhe më e përpunuar se bukët e tjera integrale. Gjithashtu ka pak yndyrë dhe proteina dhe nëse nuk kombinohet me diçka tjetër nuk na ngop.
- Qumësht pa yndyrë
Janë produkte që kanë më pak kalori, por edhe më pak ngopëse. Për shkak se nuk kanë yndyrna, të cilat ngadalësojnë zbërthimin e sheqerit që gjendet natyrshëm në qumësht, trupi i “digjet” më shpejt dhe ne kemi uri pothuajse menjëherë./abcnews.al