Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth vdekjes së tre motrave në Patras. Siç raportojë mediat në vend, nëna e vajzave Roula Pispirigou, më 30 janar të këtij viti, një ditë pas vdekjes së Georgina-s, i dërgoi një mesazh mjekëve në Patras.
Sipas raportimeve, 33-vjeçarja e cila ndodhet në paraburgim ndërsa hetohen vdekjet e vajzave të saj, është shprehur shumë ftohtë dhe me apati rreth ekzaminimet histologjike dhe toksikologjike të Georginës, si dhe për atë që mund të zbulojnë.
“Kjo të kujton një diskutim për një raportim gazetaresk të ngjarjes dhe jo të një nëne që humbi fëmijën e saj disa orë më parë”, thuhet në raport.
Të njëjtën gjë kanë pohuar mjekët edhe për sjelljen e Roula-s, ata e përshkruajnë 33-vjeçaren si të ftohtë dhe aspak si një prind që sapo ka humbur fëmijën.
“Kur nënës iu njoftua vdekja e fëmijës, m’u krijua përshtypja se pashë një njeri apatik. Ajo ishte e qetë, nuk qante dhe më bëri shumë përshtypje sjellja e saj sepse kam parë prindër të tjerë që kanë humbur fëmijët e tyre dhe nuk kishte asnjë lidhje me imazhin dhe sjelljen e nënës së Georginës atë ditë.” Kështu e përshkruan sjelljen e 33-vjeçares një mjek specialist i spitalit të fëmijëve nuk po trajtohej Georgina. /abcnews.al/