Braçe mesazh opozitës nga Shkodra

schedule14:19 - 9 Prill, 2019

schedule 14:19 - 9 Prill, 2019

Nga Shkodra Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përsëritur mesazhin për opozitën se zgjedhjet nuk kontestohen pasi ato janë legjitimuar. Gjatë kontrollit në zyrat e administratës publike në qytetin verior, numri dy i qeverisë solli si shembull Shkodrën, ku sipas tij bashkinë e drejton  Partia Demokratike ndonëse socialistët kanë pasur sinjalizime për blerje të votave.

I shkoi befas administratës së Shkodrës por nuk i zuri në gabim. Përkundrazi doli i kënaqur nga shërbimi publik. Madje edhe kazanët e mbeturinave e kanë surprizuar.

Nga këtu nis kritikat numri dy i qeverisë duke i kërkuar kryebashkiakes së djathtë ti gjejë një strehë qenve. Një temë e përshtatshme për të sjellë në vëmendje zgjedhjet vendore dhe kandidatin që socialistët kanë bërë gati për të vendosur në krye të kësaj bashkie.

E nga një problem lokal zëvendëskryeministri Erion Braçe flet për çështje qendrore, mos kontestimin e zgjedhjeve nga askush pasi ato legjitimohen.

Duke iu rikthyer arsyes pse ndodhet në Shkodër, paralajmëron nëpunësit publikë se kush nuk bën detyrën t’ia lërë vendin më të aftëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!