Shumë vajza janë të apasionuara pas streçeve por shumica prej tyre i veshin gabim, sugjerojnë profesionistët e modës.
Streçet nuk janë më të kufizuara vetëm në palestër, ato kanë hyrë në jetën tonë të përditshme falë rehatisë që na ofrojnë.
Profesionistja e modës, Clemmie Fieldsend, liston gabimet që bëjmë më shpesh kur veshim streçe.
Pambuk i hollë
Gabimi i parë dhe më i zakonshëm që bëhet kur vishni streçe është zgjedhja e pëlhurës së gabuar.
Streçet zeza ose me ngjyra të ndezura do të vazhdojnë të tregojnë të pasmet dhe kofshët tuaja nëse pëlhura është e lirë dhe e hollë.
Sa më e hollë të jetë pëlhura, aq më shumë do të jetë e dukshme.
Shmangni këtë duke rrëshqitur dorën brenda copës kur jeni në dyqan, duke e tërhequr fort pëlhurën e streçeve dhe shikoni nëse janë të tejdukshme.
Streçe me printe
Streçet e printuara mund të duken si një mënyrë e shkëlqyer për t’u dukur elegante, ndërkohë që ndiheni rehatshëm.
Por një lule e gabuar ose forma të ndryshme të printuara nuk do të duken dhe aq bukur veshur.
Jo vetëm kaq, por një printim më i madh do t’i shtojë më shumë volum pjesës së trupit.
Nëse doni të dukeni më të dobëta shmangni me çdo kusht printimet dhe kërkoni stilet e thjeshta.
Streçe me ngjyrë lëkure
Ngjyra nudo ose nuancat që përputhen me tonin e lëkurës tuaj duhet të shmangen me çdo kusht.
Përveçse nuancat e zbehta nuk janë të këndshme duke i bërë këmbët tuaja të duken më të mëdha, ato japin iluzionin se jeni duke ecur nudo.
Kështu që shmangni këto ngjyra gjatë ditës dhe vishni nuanca më të errëta./abcnews.al/