Izraeli voton, sfida mes Netanyahut dhe liderit të opozitës

schedule13:45 - 9 Prill, 2019

schedule 13:45 - 9 Prill, 2019

Izraeli është në zgjedhje të përgjithshme në një kohë që sondazhet flasin për një diferencë shumë të vogël votash mes kryeministrit në largim Benjamin Netaniau dhe rivalit të tij Beni Gantz.

Izraelitët votojnë në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Janë 6.3 milion personat, ndër të cilët 16 për qind arabë, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre. Sondazhet e fundit flasin për një diferencë shumë  të vogël votash mes kryeministrit dhe liderit të Likud, Benjamin Netaniau dhe rivalit të tij kryesor Beni Gantz të qendrës me partinë “Bardhë e Blu”

Zgjedhjet aktuale përballin dy persona shumë të kualifikuar në fushën e sigurisë, duke vendosur në këtë mënyrë në plan të dytë çështjen e mbrojtjes të shtetit hebre, në krahasim me fushatat elektorale të kaluara. Por gjithsesi tema kryesore mbetet po ajo të paktën nga kryeministri në largim.

Partitë e vogla mund të jenë të rëndësishme në rast se do të jetë e domosdoshme krijimi I aleancave, por më parë duhet të kalojnë pragun e 3.25 për qindëshit. Pjesa më e madhe e sondazheve I jep më shumë vende në parlament liderit të qendrës, gjeneralit Gantz në krahasim me Likud, partisë së djathtë të Beniamin Netaniau. Por rezultatet e partive të tjera që mund të krijojnë aleancë me Likud, tregojnë se Netaniau do të kishte më shumë mundësi për të krijuar një koalicion qeverisës në krahasim me Beni Gantz./abcnews.al