“Rusia ka nisur që të shantazhojë Evropën me gaz, për shkak të hezitimit të vendeve për të paguar në rubla.”
Kështu deklaroi sot Andriy Yermak, shefi i zyrës së presidencës ukrainase, duke komentuar në Telegram bllokimin e furnizimit me gaz rus në Poloni nga nesër në mëngjes.
“Kjo është arsyeja pse, shton kreu i zyrës së presidencës, Bashkimi Evropian duhet të jetë i bashkuar dhe të vendosë embargo ndaj burimeve energjetike, duke i privuar rusët nga armët e tyre energjetike”. /abcnews.al/