Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar vetëm 28 qytetarë të infektuar me Covid. ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e virusit.
Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Kujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot heqjen e të gjitha masave anti-Covid që ishin në fuqi.
Përditësimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1086 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal.
Janë 336 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,030 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1086
Testime totale 1,801,917
Raste pozitive 274,862
Raste të shëruara 271,030
Raste Aktive 336
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 233
Fier 27
Vlorë 19
Korçë 13
Berat 11
Elbasan 9
Gjirokastër 8
Shkodër 7
Durrës 5
Kukës 3
Dibër 1
/abcnews.al