Johnny Depp ka paditur ish-gruan, Amber Heard për shpifje për një shkrim në The Washington Post, në të cilën ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Megjithëse nuk përmendet emri i tij, aktori pretendon se ajo i referohet akuzave që bëri kur u ndanë në vitin 2016.
Aktori tha në gjykatë se i kishte thënë që ta priste gjatë një takimi në korrik 2016, dy muaj pasi ajo bëri kërkesën për divorc sepse gjaku i tij “ishte e vetmja gjë që ajo nuk kishte”. “Isha i hutuar që isha thirrur tek ajo në atë moment pasi të gjitha lajmet ishin për faktin se gjoja kisha bërë të gjitha këto gjëra të tmerrshme.
Unë u takova me të me shpresën se do të tërhiqte gënjeshtrat e saj. Në asnjë mënyrë ajo nuk ishte gati ta bënte këtë. Nuk mund ta kuptoja pse isha atje. Më kishin marrë gjithçka,“, tha aktori teksa rikujtoi bisedën me të. “Kjo është ajo që do. Ju keni marrë gjithçka. Doni gjakun tim, merre”, është shprehur aktori.
Avokati i aktores nxori një audio të një diskutimi midis Depp dhe Amber-it, ku dëgjohet duke i thënë se donte të ikte përndryshe do të kishte gjakderdhje. Biseda fillon me aktorin që i drejtohet ish gruas: “Të largohesh është e nevojshme, veçanërisht mes teje dhe meje.
Është me rëndësi të madhe sepse lëvizja tjetër, nëse nuk largohem do të jetë thjesht një gjakderdhje. Thjesht nuk ia vlen.” Pas klipit, avokati i Amber-it pyeti nëse kishte raste të tjera ku Johnny përdori termin “banjë gjaku” për të përshkruar argumentet mes tyre.
Depp po padit Heard, ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, aktori pretendon se i është referuar atij.
Heard dhe Depp, të cilët qëndruan të martuar nga 2015-2016, akuzojnë tjetrin për dhunë fizike gjatë marrëdhënies së tyre. Të dy kanë mohuar pretendimet e njëri-tjetrit. Ish-çifti zgjidhi divorcin e tyre në gusht 2016. Gjyqi, i cili filloi më 11 prill, do të zgjasë 6 javë. Heard nuk ka dëshmuar ende./abcnews.al