Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rreth 500 persona evakuohen nga Mariupol në 24 orë, mes tyre 69 fëmijë

schedule09:17 - 26 Prill, 2022

schedule 09:17 - 26 Prill, 2022

Mariupol ka qënë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që rrethimi i qytetit më 2 mars. Qyteti ukrainas sipas rusëve, tashmë është plotësisht nën kontrollin e forcave ushtarake ruse, edhe pse disa trupa ukrainase vazhdojnë të qëndrojnë në fabrikën e çelikut Azovstal.

Por Kievi ka mohuar diçka të tillë. Qyteti Mariupol, qendra ekonomike dhe porti industrial më i madh në Detin “Azov” do të ishte ekonomikisht jetik për çdo territor të aneksuar dhe në çdo rast ishte një rrugë kryesore e furnizimit të Rajonit “Rostov” me Ukrainën jugore.

Rusët caktuan një forcë të konsiderueshme ushtarake për të marrë qytetin, megjithëse përbërja e tyre tregon se nuk ishte objektivi kryesor i Rusisë.



Që nga fillimi i pushtimit kanë vazhduar përpjekjet për evakuimin e civilëve por përpjekjet në të shumtën e rasteve kanë dështuar.  Megjithatë 474 civilë, përfshirë 69 fëmijë, janë evakuuar nga Mariupol në 24 orët e fundit.

Civilët u dërguan në Bezymenne, në rrethin Novoazovsk. Ndërkohë rreth 23,461 civilë janë evakuuar nga Mariupol në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut që nga 5 marsi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!