Plani i masave të qeverisë, ku përshihet rritja e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë ato familje shqiptare që harxhojnë më shumë se 700 kWh, ka qenë një nga pikat e diskutimit në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, të hënë në mbrëmje.
Të ftuar për këtë temë ishin të pranishëm Shkëlqim Bozgo, Gjergj Bojaxhi dhe Redi Këlliçi, ndërsa në SKYPE ishte Naskë Afezolli.
Sipas tyre plani i masave në këtë kohë krizash është normal, por para se qeveria të arrinte në konkluzionin për rritjen e çmimit të energjisë, duhet të merrte masa ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për keqmenaxhimin e institucioneve si në OSHEE, OST apo KEESH.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Çfarë mendimi keni për nismën e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për ata që kalojnë fashën e 700 kWh
Bojaxhi: Padyshim që duke u rritur çmimet be tregut dhe energjia duke u bërë një çështje shumë e rëndësishme, padyshim që rishikimi i strukturës së energjisë është me vend. Megjithatë nuk është e drejte për qytetarët që qeveria të shohë vetëm rritjen e çmimit, pa parë rezultatet tek OSHEE. Sikur ti kishim humbjet si Mali i Zi nuk do të kishim nevojë për të bërë import. Në situatën k jemi sot ka vend për të parë çmimet, por jo pa u marrë masa ndaj atyre që janë drejtorë.
Këlliçi: Është shumë e saktë, qytetarët patjetër duhen ndihmuar. T’i varësh ujkut mëlçitë në qafë nuk ka sens. Situata me KEESH-in ka qenë skandaloze, menaxhimi i kaskadë2s së Drinit, ne sot përfundojmë në krizë. Të vazhdosh të mbash të njëjtët elementë ky është krim. Kemi dy deklarata të ndryshme të Ramës, njëherë nuk do ketë rritje çmimin, njëhjerë do rritet, nuk bëhet me piar ekonomia.
Bozgo: Unë kam qenë anëtar i ERE dhe ne kemi patur një situatë të ngjashme me të, që ka qenë 300 khv, kjo bëhej për të demotivuar njerëzit të mos kalonin fashën. Por keqmenazhimi është gangrena e sistemit. Situata është shumë kritike, ka vevojë që të merren masa.
Afezolli: Një shtet modern nuk mund të ecë përpara nëse nuk e cakton çmimin e energjisë sipas tarifave.