Arsenali po kërkon një sulmues që garanton gola për sezonin e ri, pasi “topçinjtë” kërkojnë të kthehen të luftojnë për trofe.
Drejtuesit kanë udhëtuar për në Itali ku kanë gjetur edhe sulmuesin, ku ekzaktësisht kanë ndaluar te skuadra e Napolit.
Sipas “CBS”, “Topçinjtë” janë në bisedime për të nënshkruar me Victor Osimhen, i cili vlerësohet si një prej sulmuesve më të mirë në Serie A.
Arsenali thuhet se duhet t’i paguajë Napolit të paktën 67 milionë funte për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Sulmuesi nigerian me napolitanët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
? Arsenal are in talks to sign Victor Osimhen but will have to pay Napoli at least £67m for the striker this summer.
(Source: CBS) pic.twitter.com/CsunhqHEct
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) April 25, 2022
/f.a/abcnews.al