Uji blihet prej 6 muajsh, frikë nga rikthimi i epidemisë në Krujë

schedule16:28 - 25 Prill, 2022

schedule 16:28 - 25 Prill, 2022

6 muaj pas helmimit të ujit të pijshëm në Krujë, banorët vijojnë të mos e konsumojnë atë. Ata thonë se uji në çezma u vjen i ndotur.

“Uji e çezmave s’mund ta pijmë është gjithë mbeturina”, shprehen qytetarët.

“Gati 8 -9  muaj. Uji me fekale, pra. kemi dal dhe në protestë. lekët e ujit i kemi paguar rregullisht”.

Banorët e blejnë ujin për konsum nga botet ose në dyqan.

“Vjen boti dhe e blejmë me bidona. Prej 1989 e deri para një viti e pinim ujin, u bë ujësjellësi i ri dolën probleme”.

Thonë se nga bashkia nuk i kanë njoftuar nëse duhet apo jo ta konsumojnë ujin që u vjen në rrjet.

“Zyrtarisht nuk ka informacion nëse duhet ta përdorim nuk ka”, shprehet një tjetër qytetare.

Në tetor të vitit të kaluar 600 banorë të Krujës përfunduan në spital nga helmimi me ujin e çezmave. Analizat treguan se në ujin e ujësjellësit që furnizonte qytetin kishte përmbajtje të Escherichia Coli dhe streptokokut fekal. Për këtë prokuroria e Krujës procedoi penalisht për shpërdorim detyre 3 zyrtarë të ujësjellësit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!