“Mjaft me justifikime dhe masa gjysmake,” Kuleba kritikon Perëndimin: Vendosni embargo naftës ruse

schedule14:32 - 25 Prill, 2022

schedule 14:32 - 25 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka kritikuar liderët botërorë për justifikimet dhe masat gjysmake kundrejt Rusisë ndërsa bëri thirrje për vendosjen e embargos të naftës ruse, shkruan The Guardian.

“Nëse liderët dhe bizneset botërore janë të angazhuar për t’i dhënë fund krimeve ruse të luftës, ata së pari duhet ta privojnë Putinin nga të ardhurat e naftës. Mjaft me justifikime dhe masa gjysmake ndërsa ukrainasit bombardohen, vriten, torturohen dhe dhunohen.

Nafta ruse është me gjak ukrainas. Vendosni embargos naftës ruse,” tha Kuleba.

Bashkimi Europian duhe të vendosë një embargo të plotë ndaj naftës ruse, shtoi Kuleba.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!