Është shtyre sërish procesi gjyqësor në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve me të në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Kjo është hera e 6 rradhazi që shtyhet séanca gjyqësore në ngarkim te grupit të Shullazit. Edhe këtë herë shkak për shtyerjen e seancës është bërë mbrojtja. Avokati Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, paraqiti një raport mjekësor, me të cilën njoftoi mungesën e tij për shkaqe shëndetësore.
Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen, dëshmia e të cilit fundosi Shullazin dhe antarët e grupit të tij. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht. Për te mbrojtur Gilmando Danin u caktua Ismail Aga. Ky grup criminal u denua në total me 55 vite heqje lirie nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nga të cilat me 14 vite burg u dënua Emiljano Shullazi. /abcnews.al