Ndërsa udhëtimi i Blinken dhe Austin solli premtime për ndihmë të re ushtarake dhe shënoi vizitën e nivelit më të lartë nga diplomatët amerikanë që nga fillimi i luftës, zyrtarët kanë theksuar se kjo nuk do të thotë se SHBA po përfshihet drejtpërdrejt.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë se nuk do të ketë trupa amerikane që luftojnë në Ukrainë dhe kjo përfshin qiejt mbi Ukrainë”, tha një zyrtar i mbrojtjes për mediat amerikane.
“Kjo vizitë nuk paraqet përfshirje aktuale nga forcat amerikane,” shtuan ata.
Më herët gjatë luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar NATO-s të zbatonte zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin e tij, por u refuzua.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kanë mbërritur mbrëmë në Kiev dhe janë takuar me presidentin Volodymyr Zelensky. Vizita e zyrtarëbe të lartë amerikanë në Kiev vjen pas refuzimit nga pala ruse për një armëpushim ditën e Pashkës. /abcnews.al