Në sy të djalit, shqiptari abuzoi seksualisht me ish-gruan

schedule21:42 - 7 Prill, 2019

schedule 21:42 - 7 Prill, 2019

Gjithmonë përdorte si pretekst për të takuar djalin, ndërkohë qëllimi i tij ishte të abuzonte seksualisht me ish-gruan e tij, ndonjëherë edhe në prani të të miturit. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar shqiptar, i cili jeton në Sanremo, me profesion zejtar.

Lidhur me akuzat ndaj tij hetuesit i çuan të dhënat në Gjykatën e Imperias dhe gjykatësi ka dhënë një masë parandaluese ndaj emigrantit shqiptar.

Mëngjesin e djeshëm policia e ka paralajmëruar që të mos i afrohet ish-gruas dhe djalit të tij. Në rast se ai shkel këtë masë parandalues, shqiptarin e pret burgu.

Çështja u hetua nga Prokurori Grazia Pradella së bashku me ekipin e policisë gjyqësore.

Episodet ndodhën në një kontekst të ndërlikuar familjar, ku ndarja e çiftit kishte çuar në një seri skenash të dhunshme.

Por megjithatë , gruaja kishte pranuar të  shkonte në shtëpinë e ish-partnerit, për të lejuar djalin e saj që të takonte babanë.

Por në çdo takim ai do të shfaqte synime të tjera, duke i kërkuar seks, me kërcënim dhe dhunë.

Por për këtë përvojë të hidhur ajo kishte biseduar me një shoqe. Kjo e fundit e kishte ndihmuar atë dhe kishin kërkuar ndihmë nga autoritetet, të cilat dhanë masën parandaluese ndaj shqiptarit./abcnews.al