Bes Kallaku e nisi editorialin e tij me temën më të diskutuar të ditëve të fundit, atë për postin e presidentit. Duke marrë shkas nga fakti se shumë personazhe kanë shprehur dëshirën për postin e presidentit, ai thotë me humor se “po mua çfarë më mungon?”
“Duke qenë se jemi në vrullin e vetë-propozimeve, më lejoni që të them se çfarë më mungon dhe mua. Kam 1.2 milion followers-a në Instagram, bëj për të qeshur. Kam bërë shkollën e lartë. Nuk kam ndonjë interes që të merrem me politikë por çfarë ka Sazan Guri më shumë se unë.
Çfarë ka Genard Hajdini më shumë që të pretendojë që të jetë president. Gjithë kjo kërkesë për t’u vetëshpallur, sa hap televizorin del një kandidat i ri. Të gjithëve iu duket gjë e thjeshtë posti i presidentit, se do të japësh dekorata. Do të shkosh në takime, do të bësh herë pas here opozitën.“, tha ai.
/abcnews.al