Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur mes dhëndrit dhe vjehrrit në Kosovë këtë të dielë.
Siç mëson Gazeta Express nga burime brenda policisë, miku ka shkuar në shtëpinë e dhëndrit ku e ka sulmuar vajzën e tij, teksa dhëndri e ka mbrojtur gruan e tij. Më pas situata ka kaluar në përleshje fizike mes tyre ku është përdorur edhe thika. Sipas policisë lëndime trupore ka pësuar edhe vajza.
Nacionaliteti i të dyshuarve është egjiptian, teksa të dy ndodhen në paraburgim.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./abcnews.al