Duro: Barazimi ishte i merituar, Shehu bëri një lojë shumë të mirë sot

schedule22:39 - 23 Prill, 2022

schedule 22:39 - 23 Prill, 2022

Laçi mori një pikë në “Kukës Arena” përballë verilindorëve, teksa vazhdojnë të jenë të dytët në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj ndeshje trajner, Shpëtim Duro ishte i kënaqur me barazimin, ndërsa theksoi se një pikë përballë rivalit direkt është shumë mirë, aq më tepër në shtëpinë e tyre tashmë.

Barazimi: “Sigurisht që barazimi ishte super i merituar, por me pak kujdes edhe mund ta kishim fituar.”

Mazrekaj nuk ishte në formën më të mirë: “Mazrekaj luajti shumë mirë, në çdo kontakt me topin ka qenë shumë i mirë. Sigurisht që nuk ka qenë i shkëlqyeshëm, por ishte me shumë rëndësi për skuadrën. Të gjithë mendonin se do e fitonte Kukësi, por nuk fitohet me inaugurime, sigurisht është një investim i madh. Këtë i thash çunave ne do të luajmë futboll dhe bënë një lojë të bukur.”

Si të duket stadiumi? “Ne mezi e prisnim para se të vinim, janë ambiente që e rrisin personalitetin dhe autoritetin e skuadrës si vendases dhe tonës. Është diçka e bukur për infrastrukturën dhe e rrit futbollin tonë nga viti në vit. Kjo dekadë ka qenë fantastike sa i përket infrastrukturës.”

Rezultati: “Jam super i kënaqur, unë erdha ta fitoj ndeshjen, por edhe barazimi është mirë dhe jemi totalisht brenda objektivave. Unë kisha parashikuar se në këto ndeshje djemtë nuk mund të krijojnë shumë raste, por ashtu si dhe ndaj Vllaznisë, barazimi më kënaq.”

I kënaqur me barazimet? “Duhet të bësh llogari, edhe Vllazninë edhe Kukësin i kishim kundërshtar direkt, pasi kanë mbetur dhe pak ndeshje dhe po mbajmë vendin e dytë dhe është një arritje nëse dalim në vend të dytë.”

Vendi i dytë: “Është një arritje historike nëse dalim në vendin e dytë akoma më shumë nëse do të fitojmë Kupën. Nëse nuk do të shkëputesha që nga periudha e verës, jam i bindur që kjo skuadër do konkurronte për titullin kampion, pa i hequr meritat Tiranës, por edhe skuadrat e tjera si Laçi, Kukësi dhe Vllaznia e Partizani kanë bërë gabime gjatë kampionatit.”

Loja e bukur e Laçit: “Kukësi ka lojtarë shumë të mirë siç janë Feijao dhe Basa, megjithatë ishin spektatorë sot prej mbulimit të skuadrës sonë. Edhe mbulimi i Gjelbrim Taipit nga Shehu, të cilin duhet të them që bëri një ndeshje shumë të mirë.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!