Mourinho: Interi shumë i fortë, duhet të jesh përfekt t’i mposhtësh

schedule21:10 - 23 Prill, 2022

schedule 21:10 - 23 Prill, 2022

Roma u mposht nga Interi në sfidën e javës së 34-të të Seria A, me takimin që u mbyll me shifrat 3-1.

Një humbje që tashmë verdhekuqtë e Jose Mourinhos rrezikojnë të humbasin edhe vendin e 5-të pasi ndiqen nga Lazio me vetëm 2 pikë më pak.

Pas kësaj ndeshje trajneri i Romës, Mourinho shprehet se Interi ka lojtarë shumë të fortë dhe që t’i mposhtësh duhet të jesh shumë përfekt.

“Kanë lojtarët më të fortë. Kanë shumë “kafshë”. Janë vërtetë shumë të fortë. Ose duhet t’i mposhtësh në një moment vështirësie, ose duhet të jesh perfekt për të fituar”.

Të humbasësh një ndeshje pas tre muajsh, do të preferoja ta humbisja kundër një skuadre më të fortë se ne. Jam i lumtur për Sozza, që i duhej të arbitronte një ndeshje të vështirë, për një djalë të ri.

Ka arbitruar mirë dhe djemtë e kanë ndihmuar. Ne tani duhet të rikthehemi për të arritur një ëndërr që është arritja e finales së Conference League. Jam krenar për lojtarët e mi”.

DIFERENCAT ME INTERIN- “Mungon kohë, punë dhe rritje lojtarësh. Zalewski që ka shumë kualitet megjithatë është ende i ri dhe bën shumë gabime. Interi paguan për të pasur në pankinë Gosens, ndërsa ne punojmë për të përmirësuar Zalewskin.

Roma sot është më shumë skuadër se para tre muajsh. Qasja jonë ndaj ndeshjes së sotme ishte pozitive. Nëse nuk kemi shënuar më shumë ka qenë për meritë të Interit”.

HUMBJA NDAJ INTERIT- “Unë e dua Interin dhe Interi më do mua, por unë dua të fitoj çdo ndeshje. Tani që ne nuk luajmë më kundër ekipeve të mëdha të kampionatit mund të them se më pëlqen që Interi të fitojë kampionatin. Vetëm sot mund ta them, pasi u ndesha përballë tyre dhe tentova që të fitoja takimin. E dua punën time dhe ne paguhemi për të fituar”.

Në fund ai nuk i kurseu as thumbat për arbitrin Di Bello që ishte gjyqtari kryesor në sfidën ndaj Napolit: “Komplimenta Interit dhe Sozzas që ka bërë shumë mirë. Nëse do të ishte ai në vendin e Di Bellos javën e kaluar, do të kishim dalë nga Napoli me tre pikë”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!