Poliomeli është një ndër sëmundjet që së fundmi është kthyer në një shqetësim të madh për pakistanezët.
Zyrtarët shëndetësorë në Pakistan kanë bërë të ditur infektimin e parë me poliomelit pas më shumë se një viti, duke nxitur kryeministrin e sapozgjedhur Shehbaz Sharif që të organizojë takim urgjent të task-forcës kombëtare për luftim të sëmundjes
Autoritetet kanë thënë se djaloshi 15-muajsh është paralizuar nga virusi në Vaziristan. Autoritetet përgjegjëse bëjnë me dije se ky është rasti i parë i tillë i infektimit në 15 muajt e fundit në Pakistan.
Ndërkohë në këtë periudhë Pakistani dhe Afganistani janë në mesin e pak vendeve në botë ku poliomeliti është ende epidemi.
Përpjekjet për zhdukje të virusit në këto dy shtete janë penguar nga dyshimet e banorëve për imunizim dhe sulmet militante ndaj ekipeve për zhdukjeve të sëmundjes, sidomos në zonat rurale./abcnews.al