Zyrtari ukrainas: Forcat ruse po përpiqen të sulmojnë fabrikën e çelikut në Mariupol

schedule12:04 - 23 Prill, 2022

schedule 12:04 - 23 Prill, 2022

Këshilltari presidencial i Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse po përpiqen të kryejnë operacione për të sulmuar uzinën e Azovstal.

Kjo fabrikë që ndodhet pranë detit Azov është batoni i fundit i ukarinasve. Në të ndodhen të strehuar rreth 1 mijë civilë. Ata janë aty prej javësh, ndërsa rusët rrethuan qytetin.

Lexo edhe: “Nuk e kemi parë diellin që në shkurt”, dalin pamjet nga fabrika e çelikut të Mariupolit ku strehohen mijëra qytetarë

Në fabrikë ndodhen të strehuar po ashtu edhe trupat e fundit ukrainas. Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar gjatë javëve të bombardimeve të rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë. Këtë javë, presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut.

Mariupoli është objektivi i Rusisë në këtë luftë për shkak të zonës strategjike në të cilën ndodhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!